Mbrojtja dhe siguria

Rregullat bazë të sigurisë në pjesen ajrore

Publikuar nga

TIA në 11 Tetor 2022

Përmbajtja

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Veshjet fosforeshente

Gjatë qëndrimit në zonën ajrore është e detyrueshme mbajtja e veshjeve fosforeshente.

Avionët kanë gjithmonë përparësi.

Mjetet që lëvizin në zonën e manovrimit duhet të ndalojnë dhe t’i japin përparësi lëvizjeve të avionit.

Zonë pa pengesa

Asnjë automjet nuk mund të vozisë ose të qëndrojë në zonat e parkimit të avionit, përveç atyre që janë përfshirë në mënyrë aktive në trajtimin ose shërbimin ndaj avionëve.

Zona e sigurisë përreth avionit

Drejtuesi i mjetit duhet të ndalojë plotësisht mjetit 8 metra para avionit, pastaj të afrohet drejt tij me shpejtësi të ulët deri në 5km/orë (me shpejtësinë e ecjes në këmbë).

Mbetjet e rrezikshme për avionin

Zona ajrore duhet të qëndrojë e pastër gjatë gjithë kohës. Të gjithë janë përgjegjës për mbledhjen e mbeturinave, sepse ato mund të thithen dhe dëmtojnë motorrët.

Zona e presionit të gazrave dhe zonat para motorit.

Tregoni gjithmonë kujdes dhe mos lëvizni në zonën e presionit të gazrave, si dhe në zonën para motorrëve të avionit deri në 8 metra distancë nga pjesa ballore e motorrëve.

Publikuar nga

TIA në 11 Tetor 2022

Shpërndaje

Ndani këtë informacion.

Fluturoni me mendje të qetë

Shijoni fluturimin tuaj dhe zbuloni ofertat dhe promocionet më të fundit nga partnerët tanë.

Rent Point Albania

Super çmime për makina me qera! Shijoni udhëtimin tuaj në maksimum.

Mësoni më shumë

Air Albania

Ne ju sjellim më afër destinacioneve më të dashura të Evropës.

Mësoni më shumë

Regjistrohu në buletinin tonë

Ofertat e zgjedhura për pushime, frymëzimin dhe këshillat më të fundit të udhëtimit, direkt në kutinë tuaj hyrëse.